Peka: Rama ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI, dhe çështja nuk përfundon me kaq

Për ish-zv/ministrin e Brendshëm, Avenir Peka, Edi Rama ka bërë një vepër të madhe penale në SHBA. Duke folur në ‘Ora 19’ në SYRI TV, peka është shprehur se Edi Rama ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI-së, që të hapte një çështje të cilën më pas do ta përdorte për luftën e tij të brendshme në Tiranë.

Peka thekson se, Edi Rama e di që çështja nuk përfundon me kaq, por do të ketë zhvillimeve të reja.

‘Reagimi i Ramës është reagimi i një peshku të kapur në qark. Unë nuk do të ja uroja askujt të ishte në atë pozicion, as Ramës nuk do të ja uroja, por në fund të fundit, është gjithçka që ja ka krijuar vetes.

Pse? E gjithë historia që ne debatojmë sot, lidhet me një histori tjetër të mëparshme, me të ashtuquajturin financim rus të Lulzim Bashës. Lobimi rus i përfolur i Bashës, ka ndodhur në prill të 2017 dhe në prill të 2017 ka edhe gjenezën kjo që po ndodh sot. Rama nuk kishte prova për atë që kishte ndodhur dhe mënyra e vetme ishte hapja e jnë çështje penale në SHBA, që të vinte në Tiranë. Dhe kjo ndodhi. E kjo çështje penale nga 2017 e këtej, është përdorur si një mekanizëm mafioz për të kapur Bashën. Gjithçka që ka ndodhur mes Bashës dhe Ramës, 17 maji i 2017, bojkoti i parlamentit, bojkoti i zgjedhjeve lokale, mos ngritja zë ndaj manipulimeve të zgjedhjeve të 2021, largimi i Sali Berishës nga PD-ja vjen pikërisht për shkak të kësaj dosje. Tani ne e kuptojmë se Edi Rama ka bërë të njëjtin mekanizëm që ka bërë Basha, për të shkuar tek mekanizmi i Lulzim Bashës. Vetëm se në ndryshim nga Basha, Rama ka korruptuar zyrtarë në detyrë të SHBA-së.

Rasti i Ramës është i pastër korrupsioni, ku kryeministri i një vendi ka korruptuar një zyrtar të lartë të SHBA-së për të kryer një veprim kundër një qytetari amerikan, lobist i Bashës, për të mbërritur tek oponenti i tij në Tiranë. Një zyrtar i lartë i FBI-së është korruptuar nga qeveria shqiptare për të kryer një veprim të caktuar, si pasojë e detyrës funksionale që ka pasur drejtuesi i FBI-së, sepse ai ka përdorur FBI-në për të hapur çështje penale.

Korrupsion i pastër aktiv ndaj një zyrtari të lartë në detyrë në SHBA. Dhe nuk ka vepër penale më të madhe se një zyrtar i huaj që mund të kryejë në SHBA, dhe nuk ka asnjë shans që një çështje të përfundojë me kaq.

Nuk e di a i kanë thënë Ramës, por ai duhet të ketë parasysh një gjë; kur FBI arrin në këtë fazë, ata kanë mbledhur në çdo lloj prove. Në shtator ka dalë një dokument ku FBI-ja i dorëzonte Ramës të dorëzonte të gjitha llojet e komunikimeve që ka pasur me këtë individ. Unë e siguroj Ramës që FBI i ka pasur këto informacione para se të ja kërkojë, por ata punojnë me ‘double check’. Ai që Rama shpreson se meqenëse është kryeministër i një shteti aleat, FBI nuk do ti shkojë deri në fund, por kjo është çështje e madhe në Tiranë dhe SHBA. Për shkak të profilit se kush është agjenti i FBI-së i korruptuar, ai ka qenë personi i kundërzbulimit në Nju Jork. Është njeriu që ka hapur çështjen ndaj presidentit Trump dhe e ka vazhduar hetimin për 2 vite për financimin rus. Dhe ky person që po hetonte për financimin rus të Trump, ishte financuar nga vetë rusët’, - tha Avenir Peka, gjatë bisedës në studion e SYRI TV.