‘Po paguajmë qimet e kokës për të zhdukur Berishën’/ Si e zbuloi Sokol Balla skenarin amerikan të Ramës

Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, ka nxjerrë në pah disa ‘sekrete të hapura’ për mënyrën se si ka vepruar Edi Rama kundër opozitës shqiptare.

Në dosjen e Departamentit të Drejtësisë për Edi Ramën, thuhet se ai dhe ndërmjetësit e tij, kishin kërkuar nga Charles McGonigal që të përdorte pozicionin e tij të lartë në FBI për të hetuar kundër opozitës shqiptare.

Këtë plan ogurzi të Edi Ramës, që ka hedhur miliona dollarë në SHBA kundër liderit opozitar, Sali Berisha, e pati zbuluar Sokol Balla, gazetari që njihet si ‘zëdhënësi jozyrtar’ i Ramës.

Një vit më parë, një shqiptar denoncoi se si e kishte dëgjuar Ballën në rrugët e Nju Jorkut, teksa fliste në telefon, duke i thënë dikujt se po paguajnë edhe qimet e kokës për të zhdukur Sali Berishën nga skena politike.

Muhamet Omari u përplas me Ballën pasi dëgjoi këtë rrëfim të frikshëm.

JA DEKLARATA E OMARIT

Po ecja në ‘42 Street’ në ‘Time Square’ të enjten e 30 dhjetorit të vitit 2021... Ishte ora 2.35 PM [mbasdite] kur dëgjoj dikë pas meje që po fliste shqip, madje me zë të lartë...

... A dëgjon ti morr burrë... ç'nuk po bëjmë për ta shkatërruar Berishën... për ta hequr qafe atë plehrën... jemi të vendosur kundra tij... ore a kupton ti... po paguajmë qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare... do bëjmë ça kemi në dorë ne që t'ia nxijmë jetën, dëgjo e beso vëllanë tat ti... kuptove?

Kthej kokën e ç'të shoh... ishte gazetari privat i Edi Ramës, Sokol Balla që fliste me dikë në celular, i cili me sa duket kishte ardhur në Amerikë për të festuar Vitin e Ri.

Ishte i veshur me tuta sporti e me një xhakoventë që nuk di pse me kujtoi ata 'trimat' qe mbanin krahëqafë kallashnikovët gjatë revolucionit bolsheviko-evgjito-komunist të vitit ‘97. Në krah kishte një grua të re, e cila shtynte një karrocë me një fëmijë të vogël brenda.

Kur dëgjova atë lloj fjalori dhe zërin e tij të lartë në shqip... e ato lloj sharjesh e atë lloj urrejtje për Doktor Berishën, s'durova dot, ndalova, u gjenda ballë për ballë me të e iu ktheva e i thashë ato që meritonte t'ia thosha...

U skuq, u tremb, u bë meit, e mbylli gojën, mbylli edhe celularin e u ndje tërësisht në faj e si i dhjerë në brekë...

Më bëri shenjë me dorë sikur kërkonte ndjesë e uli kokën pasi kurrë nuk ia priste mendja që kjo lloj rastësie e koincidence krejt e papritur, por edhe e padëshiruar për të, do t'i ndodhte pikërisht atij në mes të ‘Time Square’ e në mes të Amerikës....

Po si nuk m'u dha në atë çast [pasi u bëra nervoz e u revoltova vërtet shumë] që ta filmoja e incizoja në celularin tim e pastaj ta shpërndaja publikisht në internet.