Florian Hackaj: Shqiptarët janë kthyer në 'dele të zezë' për botën, skandale të tilla s'duhet të tolerohen

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv ishte, Florian Hackaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

Hacka është shprehur se "ka ardhur koha që t'i marrim vetë fatet tona në duar" dhe se, skandale të tilla duhet të përfundojnë me përgjegjësi deri në detaje për njerëzit e përfshirë në korrupsion.

"Bie dakord me të gjitha temat e ngritura në Shqipëri. Ne jemi mësuar rëndomtë që emrat e shqiptarëve të shihen si mafiozë dhe përgjime të policive të vendeve të botës.

Ne po shihemi si dele e zezë, dje jam përballur me një situatë të pazakontë kur në një hotel gjatë një bisedimi me një shtetas amerikan kur i thashë që jam nga Shqipëria ai u shpreh se kryeministri juaj ka dal në një përgjim kriminal dhe korrupsioni. Ky është një turp për shqiptarët që të përflitet për një kontekst aq të rëndë, por më e keqja është mospranimi i fajit nga ai. Një njeri normal që nuk ka asgjë për të fshehur kërkon hetim nga SPAK dhe komisioni parlamentar sepse e ndjen veten të pastër.

Duhet të largohemi njëherë e mirë që të huajt ti shohim si idhuj dhe shpëtimtar, ja rasti e vërtetojë se edhe të huajt përshihen në korrupsione aq të mëdha.

Ne duhet të marrim fatet tona në duar që të jemi kërkues për atë që ndodh në Shqipëri duhet që të largohemi nga ai konteksti dhe dashuria për të huajt, shpëtimi vjen vetëm nga vetë ne".