Meta: Dorëheqja e Ramës veprim i detyruar dhe i pashmangshëm

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një video të postuar në Facebook ka bërë thirrje për largimin e Kryeministrit Rama nga qeveria, duke e cilësuar dorëheqjen e tij si një veprim të detyruar dhe të pashmangshëm.

Meta shkroi se niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të Kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm.

‘Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm. Niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të Kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm’, shkroi Meta.

‘Edi Rama nëpërmjet korruptimit është përpjekur të përdorë marrëdhëniet dhe komunikimin me zyrtarë të lartë të SHBA-së për të goditur opozitën, për të zhbërë shtetin ligjor dhe për të siguruar fitime korruptive për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin’, tha ai në videon e postuar.