COVID 19 në vend, 11 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin COVID-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet për 11 raste të reja dhe asnjë humbje jete.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

 Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,458 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 464 testime, 11 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit

25 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Sarandë.

Janë 142 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,458 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Janar 2023)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 26

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 464

Testime totale 2,028,873

Raste pozitive 333,196

Raste të shëruara 329,458

Raste Aktive 142

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 109

Fier 13

Vlorë 10

Lezhë. 3

Korçë. 2

Gjirokastër. 2

Berat. 1

Shkodër 1

Durrës. 1