Genc Burimi: Skandali i Ramës histori për filma në Netflix, Biden duhet ta shpallë 'non grata'
I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv ishte gazetari shqiptar nga Franca, Genc Burimi ku u diskutua krye-tema e mediave në Shqipëri por edhe në botë, skandali i kryeministrit Rama me agjentin e FBI në Amerikë.
Buri është shprehur se Biden menjëherë duhet ta shpallë Ramën nongrada dhe se kjo histori duhet të përfundojë me një hetim shumë të thelluar nga drejtësia shqiptare për kryeministrin që është faktuar duke shkelur ligjin në SHBA.
Fjala e Burimit:
"Kjo histori është një nga historitë më të bukura që të përdoren për filmat e Netflix, personazhi kryesor në botën e spiunazhit amerikan që merret me kryeministrin më të korruptuar në Europë.
Duhet që shqiptarët që kishin guxim të shkruanin një peticion kundër Yuri Kim të bëjnë të njëjtën gjë por duke ja dërguar Joe Biden që ta shpallë Ramën Non-Grada si minues i demokracisë në SHBA.
Sot Edi Rama është në tentativë korruptimi dhe i faktuar për shkelje të ligjit të një zyrtari shumë të lartë të FBI-së ndërsa Berisha është shpallur Nongrada me tituj gazetash dhe pa asgjë të faktuar.
Kjo është që unë 9i kërkoj Amerikës së Politikës ndërsa Shqipërisë së Drejtësisë dhe Dumani ka sot në dorë akt akuzën e drejtësisë amerikane e faktuar për ti kërkuar llogari për paratë se ku i ka gjetur.
Rama kur e shef që e ka lakun në fyt shprehet se përgjegjësia është individuale dhe do të justifikohet se faji është i Nezës dhe unë nuk kam asnjë lidhje me këtë."