‘Shqipëria në 2050’ projeksioni i ekspertëve: Shqetësim është largimi i të rinjëve

Shqipëri e projektuar deri në vitin 2050, ka mbledhur bashkë specialist të fushave të ndryshme të cilët diskutuan për problemet që ndeshin qytetarët dhe sfidat e përditshme. Kryetari I shoqatës profesionistët e lirë për Shqipërinë vuri në dukje vështirësitë e qytetarëve në cdo sektor.

"Shqipëris 2050 është vizioni jonë, vizioni i të gjithë shqiptarëve. Ne kaluam 32 vite dhe jemi sot në këto vite, në këtë situatë nq të cilën ne sot kemi patjetër probleme të akumuluara",u shpreh Fatjon Softa

Mjeku Ilir Alimehmeti u ndal të largimi I mjekeve duke u shprehur se sipas një ankete të relizuar në muajin nëntor,  92% e studentëtve të mjekësise janë shprehur se duan të largohen nga Shqipëria.

"Largimi i mjekëve është kryesori. Në nëntor janë anketuar studentët tanë të mjekësisë, 92%  duan të largohen në momentin kur të mbarojnë studimet", u shpreh Alimehmeti.

Deputetja e PL Erisa Xhixho në një linjë si mjeku Alimehmeti theksoi se largimi I të rinjëve është një nga plagët e shoqërisë dhe për këtë fajësoi korrupsion në shtet

"Dhe kur flasim për dramën më të madhe që po i ndodh Shqipërisë  që është shpopullimi, që është largimi i të rinjve, padyshim korrupsioni mbetet një nga hallkat më problematike", tha Xhixho.

Gjatë konferencës kryetatri I shoqatës profesionistët e lirë pëer shqipërinë, Fatjon Softa theksoi se takime të tilla duhet të zhvillohen më tepër për të mirën dhe zhvillimin e vendit