Arianit Hoxha: Në Maqedoninë e Veriut nevojiten zgjedhje të parakohshme, faktori shqiptar duhet të bashkohet

Për të diskutuar mbi krizën politike në Maqedoninë e Veriut dhe rolin e faktorit shqiptar atje, ishte i ftuar në ‘Edicionin e Pasdite’ me Armela Ferkon në Syri Tv, Arianit Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

Hoxha është shprehur se nëse kushtetuta do të ndryshohet, ne do të kërkojmë të shtojmë pika kryesore që kanë të bëjnë me etninë e shqiptarëve, pasi përbëjnë numrin e dytë më të madh të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

"Lëvizja Besa në disa momente e ka ngritur si çështje të rëndësishme që ku kushtetuta të hapet duhet që të bisedohet për çështje që lidhen me të drejtat kolektive etnike të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriu.

Për fat të keq nga partitë politike në vend nuk poa rrijë m të gjejmë një gjuhë të përbashkët rreth çështjeve që kanë mbetur të hapura. Në vitin 2018 ka pasur një rishikim të kushtetutës ne kemi tentuar që të fusim disa ndryshime të rëndësishme. Në disa amendamente kushtetuese kemi dashur të shtojmë disa pika sepse grupi etnik shqiptar është i dyti në vend.

Ne kemi një dokument publik ku kemi cekur se ka akoma çështje të hapura sa i përket raporteve etnike në vend dhe do ti diskutojmë në rastin më të parë që të hapet kushtetuta.

Dua ta ritheksoj se kjo qeveri aktuale është qeveria e numrave dhe jo e legjitimitetit. Dalja e partisë Besa nga qeveria ishte iniciatore që kryeministri të dalë në zgjedhje dhe të madatohet dhe jo të jetë si pasojë e kombinimit të votave të deputetëve, legjitimiteti i cunguar duhet të marrë fund dhe vetëm një proces zgjedhor i parakohshëm e rregullon situatën.

Qeveria është jo funksionale, qeveria nuk i ka numrat dhe parlamenti po del nga korniza e saj kryesore dhe fatkeqësisht me këtë situatë po mbahen peng të gjitha proceset zhvëllimore të Maqedonisë së Veriut. Ne si Lëvizja Besa kemi shprehur hapur mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese mbi propozimin francez ku është kërkuar futja e bullgarëve në kushtetutë.

Aleanca për Shqiptarët ka filluar haptas marrëveshjet për të qenë pjesë e qeverisë, këta parti politike që kërkojnë këtë duan që të jenë sa më gjatë në pushtet. Është për të ardhur keq që partia më e madhe opozitare shqiptare mban një qëndrim të tillë duke ,mbajtur në pushtet një mazhorancë që nuk është shumicë dhe nuk e ka idenë se ku po e çon vendin. Shqiptarët vazhdimisht kanë qenë faktor  i rëndësishëm në progresin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e justifikoj dot vendimin e partisë së Aleancës për Shqiptarët."