Situatë e çuditshme në Angli, arbitri përjashtoi lojtarin e gabuar dhe shkakton kaos
Dueli i League One në Angli mbrëmë u shënua nga një skenë e çuditshme në të cilën arbitri Tom Nield përjashtoi lojtarin e gabuar të Boltonit.
Bolton Wanderers fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Forest Green dhe Dion Charles shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 6-të. Ai nuk e kishte idenë se 20 minuta më vonë do të bëhej viktimë e mbikëqyrjes së arbitrit.
Autori i golit u befasua pasi mori gabimisht një karton të kuq. Në një dyluftim në zonën e penalltisë së Forest Green, futbollisti i Boltonit, Elias Kachunga e goditi kundërshtarin e tij në bark.
Gjithçka u regjistrua nga kamerat, por arbitri Tom Nield ngatërroi aktorët e këtij dueli dhe i dha karton të kuq direkt Charles.
See what Elias Kachunga does in the background here?
— Edward Walker (@edward_w97) January 24, 2023
Dion Charles gets a red card for it. I wish I was kidding… pic.twitter.com/8bFqnoJeNv
Sulmuesi i Boltonit u befasua nga vendimi dhe i shpjegoi arbitrit se nuk e bëri atë dhe më pas arbitri thirri delegatin e ndeshjes. Për t'i bërë gjërat edhe më të çuditshme dhe kaotike, një zyrtar i League One konfirmoi se Charles ishte "fajtor" dhe mori karton të kuq direkt.
Në faqen zyrtare të Boltonit në një transmetim të drejtpërdrejtë, ata njoftuan se “në fushë ka konfuzion të vërtetë dhe se askush nuk e di se çfarë po ndodh”.
Ian Evatt on need for VAR following Dion Charles red card: “There is enough finance in the game for us to be able to have VAR for every division in the English pyramid. This is equally important to us as it is to any Premier League team.” #bwfc
— Derek Clark (@derekclarksport) January 24, 2023
Pas ndeshjes, trajneri i Boltonit, Ian Evatt, tha se sulmuesi Kachung kishte zhgënjyer shokët e tij të skuadrës, por ai kërkoi menjëherë falje.