Pedagogu Mema: Ambasada e SHBA me dy standarde, Rama është faktuar si minues i demokracisë amerikane
I ftuar në 'Edicionin e Pasdites' me Armela Ferkon në Syri Tv ishte në lidhje skype, Medlir Mema, pedagog në SHBA, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Pedagogu Mema është shprehur se me një skandal të tillë duhet që tre aktorët kryesor drejtësia, Rama dhe Ambasada e SHBA në Tiranë të reagonin.
Drejtësia të niste një hetim serioz, Rama të dorëhiqet sepse ka minuar demokracinë në SHBA dhe Ambasada të mos funksiononte me dy standarde, por të shpallte Ramën non grata.
"Dosja e amerikanëve është e bazuar mbi veprimet e të akuzuarit me kryeministrin Rama dhe njerëzit rreth tyre. Për këtë arsye dhe raportimi që është bërë nga të gjitha mediat botërore është e përqendruar në këtë marrëdhënie mes një zyrtari të rëndësishme të FBI dhe kryeministrit të Shqipërisë.
Institucionet amerikane janë përqendruar në këtë aktakuzë ndaj një shtetasi amerikan për mos raportime fondesh me elemente korruptive që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e këtij individë me drejtësinë amerikane. Tani është çështje e drejtësisë shqiptare për ta çuar me para këtë skandal që ta zbardhin të plotë sepse vetë institucionet e drejtësisë amerikane po përqendrohen te i akuzuari por në lidhje me kryeministrin kjo është një çështje periferike për ata po shumë e rëndësishme për ne.
Rama nuk ka qenë objekti kryesor i hetimit por ai ka rënë në këtë rrjetë rastësisht, por nëse ka cenime të sigurosh të shtetit amerikan ku mund të dalin lidhje me oligarkë rusë që janë të shpallur persona të padëshirueshëm në Amerikë mund të kemi dhe një hetim për kryeministrin.
Fakti është e zeza mbi të bardhë që ka një lidhje kriminale dhe në bazë të evidencës nag DASH që thyejnë ligjet e shtetit amerikan por edhe të Shqipërisë të cilat kanë të bëjnë me kryeministrin në qendër të saj.
Drejtësia shqiptare duhet të veprojë në mënyrë të menjëhershme mbi këtë skandal dhe duhet një deklaratë zyrtare. Kryeministri duhet që të japë dorëheqjen e menjëhershëm nga detyra që ti hapë rrugë zbardhjes së skandalit. Aktori i tretë është ambasadori i SHBA që të mos veprojë me dy standarde ku për Berishën është marrë për bazë thënie gazetarësh ndërsa për Ramën që është kapur me fakte duke shkelur dhe minuar demokracinë në SHBA", tha ai.