Blushi: Hapësira e gjelbër tek Piramida nuk ekziston më, Veliaj mbjell mini-kulla
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar shkatërrimin e hapësirës së gjelbër që ekzistonte dikur tek Piramida në mes të Tiranës.
Me anë të fotove, Blushi prezanton dëmin që është bërë në këtë zonë, që në justifikim të rideminsionimit të Piramidës, është shkatërruar dhe hapësira e gjelbër.
‘Hapësira e gjelbër tek Piramida e Tiranës nuk do të ekzistojë më!
Në vend të barit, luleve dhe pemëve, Erion Veliaj ka mbjellë aty mini-kulla betoni!
Tirana nuk ka njohur kurrë një armik më të madh të gjelbërimit!’, shkruan në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.