VIDEO/ Kur të kërcënon ‘gjeneral Lame' i Kadastrës: Bëni një ‘Like’ për rrogën, bukën e familjes!!!

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, e ka dëshmuar edhe njëhërë tjetër se si i përmbush me besnikëri, detyrimet ndaj mikut të tij, Edi Rama. Mediat publikuan këto ditë mesazhin kërcënues që ai u ka përcjellë drejtorëve të Kadastrës për t’iu kujtuar se ata dhe punonjësit që kanë në varësi, e kanë detyrim të përqafojnë propagandën e Partisë Socialiste dhe të qeverisë në pushtet.

Vërej se në lajmet e postuara në Fb, reagimet e punonjësve tanë janë minimale. Nuk po kërkoj që të shkruajnë romane dashurie për Kadastrën. Po kërkoj të klikojnë një “Like”, po kërkoj ta bëjnë një “Share”, kaq" - shprehet ai në "dajakun" e fundit që u dha vartësve.  

Juristi i njohur Kujtim Cakrani e ka komentuar këtë rast sot në studion e “Kafe Shqeto” në SYRI TV me ironi, si një “normalitet”, sidomos për personin në fjalë që i përket rrethit më të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama.

Cakrani gjykon kështu: “Në këtë vend, anormaliteti është bërë normalitet. Zoti Lame, sikurse ju e thatë, nuk është hera e parë që bën gjëra të tilla. Ka bërë edhe më keq akoma, ka kërcënuar e kanë dalë edhe video madje, ka kërcënuar me largim nga puna dhe me forma të tjera, por ka kaluar ajo çudia e madhe që zgjat dy ditë, tre ditë dhe... vazhdon jeta. Kështu që zoti Lame është në atë të vetëm, sepse  pushteti merret me lobim dhe mbahet me propagandë. Natyrisht, me lobim nga pas. Kështu që është në atë vzxhdën e pushtetit që është vetëm fasadë. Nuk ka asnjë asgjë gjë tjetër, është vetëm fasadë dhe natyrisht zoti Lame e di shumë mirë si pjesë e enturazhit të ngushtë të Kryeministrit, i veshur edhe si gjeneral. Por, nuk besoj se është aq trim-gjeneral ky zoti Lame sa të përdorë edhe armët përveç veshjes që ka! 

Qytetarët, tani që zoti Lame, pas dhjetë vjetësh që ka në krye të Kadastrës, flasin dhe e kanë etiketuar Lamen si kryetar të organizatës mafioze siç quhet ASHK-ja sepse siç ne e dimë, ASHK është organizatë, e cila grabit vjedh, manipulon, falsifikon pronat e shqiptarëve. Nuk ka më asnjë dyshim që ASHK-ja është një organizatë mafioze, për mafien e tokave, duke marrë parasysh të gjithë problematikën që ka krijuar vet ASHK-ja e Lames, vetë zoti Lame, duke iu grabitur, duke iu marrë, duke vjedhur dhe duke shpronësuar madje tokat dhe pronat e shqiptarëve. 

Ndaj nuk bën më çudi zoti Lame me këto idiotsirat që thotë. Fundi i fundit ai është në të vetën, propaganda e qeverisë vazhdon. Këtu po dalin skandale përditë që mbulojnë njeri tjetrin dhe kjo e zotit Lame është një pikë uji në atë oqeanin e madh të mashtrimeve, të gënjeshtrave dhe të çdo lloji pisllëku që bën kjo qeveri,” - nënvizoi juristi Kujtim Cakrani./ar.sh/SYRI.NET