Ten Hag: Ka ardhur koha të fitojmë një trofe
Erik ten Hag thotë se mungesës së gjatë të Manchester United pa fituar një trofe duhet t’i vijë fundi këtë sezon dhe premton se ai do të bëjë gjithçka për të fituar një trofe me klubin e “Djajve”.
Manchester United është në serinë më të gjatë të 40 viteve të fundit pa fituar një trofe (për herë të fundit fituan në 2017-ën finalen e Ligës së Europës), por ky kompeticion këtë sezon u jep atyre një mundësi për të prishur mallkimin.
Sot United udhëton drejt “City Ground” për t’u përballur me Notingem Forestin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës, ndërsa tekniku holandez, i cili fitoi gjashtë trofe me Ajaksin, tha në konferencën për shtyp se ai dëshiron ta dërgojë skuadrën një hap më pranë trofeut.
“Është ndjesia më e mirë që mund të kesh, të fitosh një trofe. Unë kam pasur fatin në karrierën time për të fituar disa trofe dhe është madhështore, veçanërisht për tifozët”, tha tekniku i United.