Spanja është gati të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë

E përditshmja spanjolle El Pais raportoi se Spanja pritet të dërgojë tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë.

Qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez kishte rënë dakord më herët të dërgonte tanke luftarake të prodhimit gjerman për sa kohë që ekzistonte një plan i koordinuar në nivel evropian, shkruante e përditshmja.

Detajet e kontributit spanjoll janë ende duke u vlerësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Jashtme, si dhe zyra e Sanchez.

El Pais raporton se ushtria spanjolle ka 108 tanke kryesore luftarake Leopard 2, modeli që Ukraina dëshiron të ndalojë avancimin e Rusisë.