Chelsea vendos çmimin e shitjes së Kai Havertz

Chelsea është i detyruar të shesë lojtarë për të fituar para që të bëjë balancimin e shpenzimeve të shpejta dhe të shumta.

Sipas “Sky Germany”, “Blues” po mendojnë të shesin yllin e tyre, Kai Havertz.

Ndërkohë, klubi anglez i ka vënë edhe çmimin përfaqësuesit gjerman, të cilin e vlerëson rreth 65 milionë euro.

Thuhet se interesim për futbollistin ofenziv ka shfaqur Bayern Munchen, por edhe klubet tjera të mëdha evropiane janë të gatshme të hyjnë në garë për 23-vjeçarin.

Sidoqoftë, Havertz është i lumtur me stilin e lojës që po aplikon trajneri Graham Potter dhe mund t’i rezistojë shitjes së tij.

Mbetet të shihet nëse lojtari gjerman do të largohet apo jo nga “Stamford Bridge” në verën që po vjen.