Trondit Pompeo: SHBA shmangi luftën bërthamore mes Indisë dhe Pakistanit
Ish-kreu i diplomacisë amerikane nën presidencën e Donald Trump, Mike Pompeo , argumenton në librin e tij të botuar dje në SHBA se India dhe Pakistani kishin arritur në prag të luftës bërthamore në vitin 2019 dhe se përshkallëzimi u shmang falë përpjekjeve të Uashingtonit.
"Unë nuk mendoj se bota e kupton se rivaliteti midis Indisë dhe Pakistanit iu afrua kaq shumë luftës bërthamore në shkurt 2019 ," shkruan Pompeo në librin e tij 'Kurrë mos jep një inç'
Në shkurt 2019 , India nisi sulme ajrore në tokën pakistaneze, në shenjë hakmarrjeje për sulmin kamikaz që kishte marrë jetën e 41 paraushtarakëve në pjesën indiane të Kashmirit.
Pakistani rrëzoi një aeroplan indian dhe arrestoi pilotin.
Pompeo, i cili ishte në Hanoi për samitin e atëhershëm të Presidentit Trump me homologun e tij koreano-verior Kim Jong Un, thotë se ai u zgjua nga një telefonatë urgjente nga një zyrtar i lartë indian.
“Ai besonte se pakistanezët kishin filluar të përgatisnin armët e tyre bërthamore për të vazhduar me një sulm.” vijon ish-drejtori i CIA-s nën presidencën e Donald Trump.
“I kërkova të mos bënte asgjë dhe të na jepte pak kohë që të përpiqemi t’i sqarojmë gjërat. ”
Gjithmonë sipas zotit Pompeo, diplomatët amerikanë më pas arritën të bindin Nju Delhin se nuk kishte përgatitje për një sulm bërthamor nga asnjëra palë.
"Asnjë vend tjetër nuk mund të bënte atë që bëmë ne," shkruan Pompeo.
Kreu i diplomacisë amerikane në atë kohë kishte mbështetur publikisht të drejtën e Indisë për t'u mbrojtur.
India dhe më pas Pakistani kryen teste të armëve bërthamore në vitin 1998, duke bërë që presidenti i atëhershëm i SHBA Bill Clinton ta shpallte Kashmirin "vendin më të rrezikshëm në botë".
Ky rajon i Himalajeve, i pretenduar nga India dhe Pakistani, ka qenë skena e konfliktit të armatosur që nga ndarja e përgjakshme e kolonisë indiane nga Perandoria Britanike në vitin 1947.
Në librin e zotit Pompeo, ai gjithashtu i referohet dhe marrëdhënieve me Korenë e Veriut dhe në përgatitjen e tre samiteve të z. Trump dhe Kim.
Ai thotë se u takua fshehurazi me Kim Jong Un në Phenian në mars 2018 , kur ai ishte ende drejtor i CIA-s.
Pomepo shkruan në librin e tij se gjatë takimit lideri i Koresë së Veriut ishte shprehur:
“Nuk e mendoja se do të vish. E di që po tenton të më vrasësh.'
''Me tone humori iu përgjigja: Z. President, unë gjithmonë përpiqem të të vras." shkruan Pompeo në librin e tij.
Duke iu referuar gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra dhe u copëtua në vitin 2018 nga një skuadër xhelatësh brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll, Pompeo mbron marrëdhëniet me Arabinë Saudite,
Pompeo tallet edhe me punën gazetareske të të ndjerit, i cili sipas tij u cilësua nga mediat amerikane si "sauditi Bob Wodward që u martirizua për kritikimin e guximshëm ndaj familjes mbretërore saudite", kur ai nuk ishte gjë tjetër veçse një "aktivist" " i cili mbështeti "skuadrën humbëse", shkruan Pompeo në librin e tij.
E veja e gazetares, Hatice Cengiz , tha në Twitter se ishte "e tmerruar" nga mënyra se si zoti Pompeo iu referua rastit në librin e tij, pa asnjë gjurmë "respekti" dhe "njerëzimi" për dikë që u "vra kaq brutalisht".