Australia kërkon t’ia ndalojë hyrjen Kanye West, për qëndrimet e tij anti-semitiste

Nëse nuk keni jetuar në shpellë këto kohë, do ta keni dëgjuar diku se reperi Kanye "Ye" West ka prekur fundin e vet, kohët e fundit.

Muajin e kaluar, West, i cili thuhet se po ka probleme me shëndetin e tij mendor, rrëfeu admirimin e tij për Hitlerin dhe nazistët gjatë një interviste me teoricienin e konspiracionit Alex Jones.

Twitter më vonë e pezulloi reperein me nofkën “Ye” pasi ai postoi një foto të një kryqi të thyer, të bashkuar me Yllin e Davidit.

Tani, një ministër i lartë i qeverisë australiane ka thënë se Kanye Ëest mund t'i refuzohet viza për shkak të qëndrimeve anti-hebreje, nëse ai do të dojë të vizitojë Australinë.

Ministri i Arsimit Jason Clare po iu përgjigj raporteve të medieve se ky artist  i famshëm amerikan synon të vizitojë familjen e së dashurës së re australiane, Bianca Censori, në Melburn javën e ardhshme. Ata thuhet se dëshirojnë të vizitojnë familjen e saj që jeton në periferinë verilindore të Melburnit të Ivanhoe.

Clare tha se ai nuk e dinte nëse reperi kishte aplikuar për vizë, por e dinte se Australia ua kishte refuzuar më parë ato njerëzve me pikëpamje antisemite.