Dimri më i ftohtë i dekadës/ Mot ekstrem në Afganistan, 124 viktima nga temperaturat e ulëta
Të paktën 124 njerëz kanë vdekur nga temperaturat e ulëta në Afganistan gjatë dy javëve të fundit, sipas zyrtarëve talebanë.
Rreth 70,000 bagëti ishin zhdukur gjithashtu në atë që është dimri më i ftohtë në një dekadë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shtetit për Menaxhimin eFatkeqësive.
Shumë agjenci ndihmash pezulluan operacionet javët e fundit pasi talebanët ndaluan gratë afgane të punonin për organizatat joqeveritare.