Java e 18-të e Kategorisë Superiore, këto janë dy sfidat e ditës së sotme

Sot starton java e 18-të e Kategorisë Superiore me dy supersfida në orën 13:00, Bylis-Vllaznia dhe Laçi-Kastrioti.

Ballshiotët vijnë në këtë sfidë pas humbjes me Tiranën, ndërsa shkodranët pas fitores me Laçin.

Nga ana tjetër kurbinasit do të presin krutanët pas humbjes me Vllazninë.

Ndeshjet e tjera të kësaj jave do të luhen nesër, ku fillimisht Egnatia-Kukësi do të përballen në orën 13:00 e më pas Partizani-Teuta (ora 16:00) dhe Erzeni-Tirana (ora 19:00).