Ndjekje e çmendur pas një trafikanti shqiptar në Greqi, theu postblloqet dhe hyri në korsi të kundërt

Një automjet nuk iu bind policisë greke në kufirin greko-shqiptar. Ai është pikasur në zonën e Thesprotisë, ku nuk i është bindur shenjës për ndalim dhe në Igumenicë është futur në korsinë e kundërt duke ecur me shpejtësi të madhe deri te kabinat e pagesës në rrugën e Drosoxorit.

Makina aty ka thyer trarët e kabinës duke u futur në korsi të rregullt drejt Selanikut. Ka vazhduar ndjekja dhe mjeti ka çarë gomat deri sa është ndalur rreth orës 7.30 (ora lokale) në kryqëzimin e Metsovos. Në automjet ndodheshin dy persona, njeri prej të cilëve i mitur.

Në operacion ka marrë pjesë Policia e Igumenicës dhe e Janinës.

Automjeti ka pasur më shumë se 50 kg marijuanë. Në  të është gjetur një shtetas shqiptar dhe një i mitur grek rreth 16 vjeç.