Jeta e Federerit ka ndryshuar krejtësisht: Një fillim i ri pas 15 vitesh
Një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave, Roger Federer, i tha lamtumirë karrierës profesionale në shtator të vitit të kaluar dhe që atëherë, duke gjykuar nga postimet në rrjetet sociale, jeta e tij ka ndryshuar tërësisht.
Kështu, Federerit i pëlqen të bëjë ski gjatë Australian Open, ndërsa aftësi të lakmueshme shfaq edhe në mal.
"Kanë kaluar 15 vjet! Ndihem shumë mirë që i jam rikthyer skijimit - një fillim i ri", tha Federer, i cili tani ka mundësinë të bëjë gjithçka që i ka munguar për vite me radhë për shkak të tenisit.
Zvicerani e shfrytëzon kohën e lirë të tepërt edhe për vizita të shpeshta në shumë evente të modës apo mbrëmje gala të organizuara nga markat e mëdha të modës.
Ditët e fundit ai ka qëndruar në Paris, ku ka vizituar një event të organizuar nga Dior dhe më pas javën e modës.
Ai në këto evente shoqërohej nga bashkëshortja e tij Mirka, e cila gjithashtu merr pjesë shpesh në eventet e modës.
Meqë ra fjala, Federer do të jetë një nga mikpritësit e Met Gala, ku do t'i bashkohen Michaela Coel, Penelope Cruz, Dua Lipa dhe Anna Wintou.