Tomor Alizoti: Rama bëri autogol, në 32 vite demokraci, kjo është pika më e ulët në marrëdhëniet me SHBA-në
Kryefjala e ditës së sotme në arenën politike shqiptare por edhe ndërkombëtare ishte korruptimi i zyrtarit të lartë të FBI, ku në dosjen e tij përmendet qartë edhe lidhjet e kryeministrit Rama.
Për të hedhur më shuam dritë mbi këtë ngjarje ishte i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në ‘Syri Tv’ deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti.
Alizoti u shpreh se situata ku është kryeministri është shumë serioze dhe duhet ta cilësoj si niveli më i ulët e marrëdhënieve të institucioneve tonë me partnerin më të rëndësishëm të SHBA-ve.
"Unë këtë gjë e kisha një nuhatje për këtë gjë falë vizitave që zhvillova në Bundestag, jam i bindjes së kjo mund të jetë një nga prishjet më të më dha institucionale me amerikën që pas komunizmit.
Ndërhyrja e kryeministrit, i cili fatkeqësisht, i cili figuron në CNN, BBC, FOX NEËS është një dëm i madh i shtetit në marrëdhëniet me Amerikën. Kryeministri është institucion dhe jo një njeri që bën batuta, edhe pse kjo është një tragjedi tjetër e jona, kryeministri figuron me pamje dhe i përmendur si një ndërhyrës me palë të treta në FBI në një institucion tepër të rëndësishëm, dhe kjo cenon marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ky lajm është një nga më të këqijat që unë kam dëgjuar në 32 vite marrëdhënie me SHBA-të.
Unë kurrë nuk e kam parë Ramën kryeministër, kjo nuk vjen si opozitar por si pasojë e mënyrës qesharake, delitante e kombinua me një psikozë narciste që ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë interesat e Shqipërisë. Kjo figurë banale, ka uzurpuar postin më të rëndësishëm që ka një vend që ka Shqipëria sot në lidhje me Kosovën, me krizën në kufi, në Maqedoninë e Veriut në një Ballkan të brishtë në lidhje me luftën në Ukrainë me njeriun më karagjoz në postin me serioz të një vendi
Çfarë mund ti komentoj unë gjërat më serioze nga njeriu më karagjoz.
Kjo situatë kalon përtej opozitës, ai ka bërë një autogol të madh në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse ndonjëherë inferiorët që vijën nga vendet e vogla duan të bëhen më të shenjtë se Papa. Rama ka bërë një gabim trashanik ku ka hyrë në një ligë që nuk është e tij, duke korruptuar zyrtarë të SHBA, ai ka bërë varrin e tij politik. Opozita duhet ta kanalizojë zemërimin popullor që të shpëtojnë shqiptarët".