VIDEO/ Prezantim plot stil, Xhixha zyrtarisht pjesë e Karabakut
Ashtu siç pritej, Redon Xhixha është lojtari më i ri i Karabak në Azerbajxhan. Zyrtarizimi erdhi pak çaste më parë nga vetë klubi azer përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i uron mirëseardhjen ish-sulmuesit të Tiranës.
Në videon e prezantimit shihet qyteti i Tiranës, ish-futbollisti i Tiranës dhe i Kombëtares Ansi Agolli që ka luajtur me azerët dhe në sfond muzikë rap shqiptare. “Mirësevjen Redon Xhixha!”- shkruan klubi në rrjete sociale.
Kujtojmë që plot 550 mijë euro pa përfshirë bonuset janë derdhur në arkën e kampionëve të Shqipërisë.