'Drejtësia duhet të veprojë'/ Meta: Tirana nuk ka incenerator, mbetjen groposen në mënyrë primitive

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se në Inceneratorin e Tiranë përpunimi i mbetjeve bëhet vetëm nëpërmjet groposjes së tyre.

Në një postim në Facebook,, ai tha se për të njëjtin shërbim qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish më shumë, 29 euro kundrejt 1600 lekëve që paguajnë qytetarët e Shkodrës, referuar vendgrumbullimin e mbetjeve në Bushat.

Postimi i plotë:

Droni i së Vërtetës tregoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm një groposje primitive e mbetjeve.

Tirana nuk ka incenerator, por një qendër grumbullimi mbetjesh që është e njëjtë me atë të Bushatit në Shkodër.

Për të njëjtin shërbim qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish më shumë, 29 euro kundrejt 1600 lekëve që paguajnë qytetarët e Shkodrës.

Droni i së Vërtetës provoi se Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë duhet të dalin para Drejtësisë!