Ivi Kaso: Nuk do të vonojë dita e përballjes me drejtësinë amerikane për kryeministrin

I ftuar në edicionin ‘Ora 19:00’ me Juli Krisafin në ‘Syri Tv’ ishte Sekretari i Çështjeve Zgjedhore në Partinë Demokratike,  Ivi Kaso.

Kaso është shprehur se Rama do të japë llogari drejtësisë amerikane për skandalin ku është përfshirë me zyrtarin e lartë të FBI.

"Llogaria e parë me SHBA-të e Edi Ramës nuk është mbyllur akoma, personaliteti i përfshirë në atë aferë ka qenë kryeministri i vendit, por ai do të japë llogari edhe për këtë megaskandal ku është përfshirë me ish drejtuesin e FBI.

Janë të pa numërta faktet dhe provat që përmenden në akuzën që FBI ka ngritur për ish-zyrtarin e saj. Ai akuzohet për lidhjet e papërshtatshme me person me influencë në këtë rast me kryeministrin e Shqipërisë politikanë të rajonit, për korrupsion dhe lobim e ushtrim të influencës në funksion të interesave të paligjshme.

Ndryshe nga personazhe të tjerë të dosjes Rama është një person i cili përmendet me emër dhe disa herë edhe cilësohet si një person i dorës së parë ku është përshirë në afera të dyshimta që në takimet e tyre kanë pasur në fokus shkëmbimin e favoreve.

 Rama si kryeministër i vendit i ofronte zyrtarit të FBI dhe personazheve të lidhur me të favore në shkëmbim të sulmeve dhe përbaltjeve të kundërshtarëve politik në instancat më të larta të SHBA-së", tha ai.