SKANDALI NE SHBA/ Saraçi: Rama i dha ryshfet McGonigal për të hetuar e sulmuar rivalët politikë

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi u shpreh në Task Force me gazetaren Sonila Meço se marrëdhënia e ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal me Shqipërinë, është marrëdhënie biznesi. 

Ai tha se Edi Rama i dha ryshfet 225 mijë euro McGonigal në mënyrë që ky i fundit të lobonte në SHBA kundër liderve të opozitës shqiptare, kundërshtarë të kryeministrit. 

"Është një dosje goxha voluminoze aktaktuza e departamentit amerikan të drejtësisë për lidhjet e McGonigal me qeverinë shqiptare. është lidhur kontakti me zyrtarin e lartë të FBI nga Agron Neza i cili fillimisht ka funksionuar si pikë kontakti dhe më pas ka qenë personi kyç me Dorian Duçkën.

Dorjan Duçka mbante konaktet me McGonigal dhe persona të tjerë nëpërmjet një emaili zyrtar të qeverisë shqiptare. Duçka për komunikimet e tij për llogari të Edi Ramës përdorte një emaili .gov.al dhe këtë gjë e bënte kur mbante pozicionin e drejtuesit në një kompani kineze për energjinë. 

Në dosje përcaktohen si personi A dhe personi B. Në muajin shtator ne e trajtuam kur u publikua kërkesa kur departamenti i drejtësië kërkoi hetimin e tij për këto raste. Ata që përmenden me A dhe B, në atë kohë specifikoheshin me emër për të cilët departamenti i drejtësisë kërkonte hetimin, thoshte dua të verifikohet i gjithë komunikimi i McGonigal me qeverinë shqiptare, të verifikohet komunikimi, kontaktet që ai ka patur me zotin Duccka dhe zotin Neza.

Pas këtij hetimi vijmë te arrestimi. Lidhja bëhet nga kërkesa në muajin shtator me aktakuzën. Janë të faktuara që McGonigal ka qenë 4 herë në Shqipëri, është pritur nga kryeministri, ka patur kontakte me kryeministrin në Shqipëri dhe në New York. Pagesat janë bërë në emër personal të Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë vetëm për kontakte këshillim, por nëpërmjet këtyre pagesave, e faktuar është që ai është paguar dhe ai ka influencuar për hapjen e një hetimi për të goditur rivalët politikë, kështu specifikohet në dosje. 

Charles McGonigal iu dha dosja me akuza ndaj kundërtarëve politikë të Edi Ramës në Kryeministri, në Tiranë. 

McGonigal i kërkoi vartësve që të niste hetim për rivalët e Edi Ramës bazuar në informacionet që atij i ishin përcjellë nga zyra e Edi Ramës në Tiranë.

Marrëdhënia e Ramës me McGonigal nuk ka qenë thjesht miqësi, sepse zyrtari i FBI nuk do të kishte arsye pse të blinte aksionet te një kompani lobimi në Shqipëri. Marrëdhënia e zotit McGonigal në Shqipëri është marrëdhënie biznesi, është paguar. Në rastin konkret jemi një akti ryshfeti, sepse pagesa është e padeklaruar te autoritetet atje", tha Saraçi.