Besard Xhaferri: Të huajt dhe diplomatët e huaj... qëllim kryesor kanë biznesin dhe mbrojtjen e regjimit

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri është shprehur se, takimet e kryeministrit me të huajt që nën petkun e diplomacisë, fshehin qëllimin e tyre të vërtetë të që është biznesit dhe jëtgjatësia në pushtet e regjimit.

Xhaferri ka bërë diferencimin se, ndryshimi me të "huajt" që kanë vizituar Z. Berisha 2005-2013 është që pas çdo takimi që ky i "huaj" bënte në Tiranë, diçka historike ndodhte për Shqipërinë, si për shembull: Pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO apo liberalizimi i vizave me zonën Shengen.

Postimi i Xhaferrit:

Të huajt dhe diplomatët e huaj...

Dita ditës dalin fakte të pagesave me shifra marramendëse që qeveria Shqiptare apo ish lideri i opozitës 2013-2021 dhe ai i 2005-2013 kanë dhënë për të marrë mbështetjen, konsulencën apo një foto me të "huajt" dhe diplomatët e huaj!

Prej kohësh dihen ata të "huaj" që janë transparent në bordero të Sorros dhe vizitojnë Shqipërinë periodikisht për të mbuluar kanabizimin dhe narkonizimin e ekonomisë Shqiptare!

Problemi nuk janë ata! Ata janë "biznesmena" që imazhin e tyre e të "huajt" e kanë monetizuar dhe llogaritur në €, $ dhe £! E kanë bërë nga ish Kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar, Euro Parlamentar, Deputet Bundestagu, Ambasadorë e tani edhe nënpunës civil të SHBA!

Ndryshimi me të "huajt" që kanë vizituar Z. Berisha 2005-2013 është që pas çdo takimi që ky i "huaj" bënte në Tiranë, diçka historike ndodhte për Shqipërinë, si për shembull: Pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO apo liberalizimi i vizave me zonën Shengen!

Prej 10 vitesh kemi vizita nga këta të "huaj" dhe ajo që ndodh është shtyrja e anëtarësimit në BE, minimi i pavarësisë dhe izolimi i Kosovës, apo linçimi dhe rracizmi ndaj Shqiptarëve në Angli!

Përsëri, problemi nuk është i të "huajve"!

Është i joni! Mashtrohemi dhe mbytemi me një pikë ujë, ndërkohë që e dimë të gjithë situatën reale të vendit tonë!

Jetojmë në një regjim!

Atë mund ta çmontojmë vetëm ne duke mbrojtur pluralizmin!

Ai fillon duke mbrojtur të drejtën e një opozite dërrmuese që po e pengojnë po këta të "huaj" të marri pjesë në zgjedhje!

Nëse dështojmë, nuk do kemi as mundësinë për të rrëzuar këtë regjim me votë!

Dhe atëhere, do shijojmë vizitat e këtyre të "huajve", siç i shijojnë edhe qytetarët e Azerbaixhanit, Turqisë apo Serbisë!

Sa afër Europës dhe sa larg lirisë!

'Syri.Net-Eraldo Stafuka'