VIDEO/ Aksident tragjik në Fushë Kuqe të Kurbinit, humb jetën 2-vjeçari
Në aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kuqe të Kurbinit pasditen e kësaj të marte.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke i marrë jetën një 2-vjeçari.
Makinat drejtoheshin nga Endri Toma dhe Albi Rexhepi, ky i fundit udhëtonte me bashkëshorten e tij Imelda Rexhepi dhe fëmijën e mitur që ndërroi jetë.
Plagë nga aksidenti kanë marrë edhe prindërit e vogëlushit.
Përplasja ka rezultuar fatale për 2-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti tragjik ndodhi te kryqëzimi i Fushë Kuqes, në aksin rrugor Laç-Fushë Kuqe.
Shkaqet e këtij aksidenti nuk bëhen të ditura, ndërsa grupi hetimor po heton në vendin e ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Fushe Kuqes", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.