Petrit Vasili: Rama është rëndë, bashkëpunimi me zyrtarin e korruptuar, temë kryesore e mediave botërore

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas shfajësimit që Ramës kërkoi të bëjë në Twitter për lidhjet e tij të ngushta me zyrtarin e lartë amerikan, që u arrestua për akuzat e korrupsionit.

Vasili është shprehur se kryeministri darkonte me zyrtarin e korruptuar amerikan, për ti dhënë dokumenta të sajuara që ai të ndikonte në DASH dhe për të goditur kundërshtarët politik.

Reagimi i Vasilit:

Rama është shumë rëndë!

Ky Rama genjente sheshit ne shtator te 2022, qe Shefi i antiterrorit Charles McGronigal s'ka asnje lidhje as me kete vete as me qeverine.

Fakti qe ka dale ne te gjitha mediat e botes eshte qe i vetmi Kryeminister, qe ka lidhje kaq te shumta me Gronigal, qe ka ngrene darka me të, eshte takuar kaq here, i kane dhene plot dokumenta te sajuara per ti çuar ne DASH dhe per te goditur kundershtaret politike.

Fakti eshte qe vetem kryeministrit Edi Rama i del edhe emri e mbiemri megjithe bashkepuntoret e tij ne aktet e Grand Jury!

Drejtesi beni detyren se do perfundoni me keq se Rama!