SYRI TV/ Lagja 'Skënderbej' në Elbasan pa kanalizime, ujërat e zeza derdhen në gropa septike

Ujërat e zeza në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit janë kthyer në shqetësim për banorët, pasi ato nuk pastrohen nëpërmjet kanalizimeve. Banorët janë shprehur se bashkia nuk ka investuar prej vitesh, ndërsa kërkesat e tyre janë mbështetur nga drejtues të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Nga SYRI TV

Banorët e lagjes “Skënderbej” në Elbasan, janë ankuar për mungesën e kanalizimeve për ujërat e zeza. Një përfaqësi banorësh të kësaj lagje, treguan se si prej vitesh nuk kanë kanalizime, ndërsa ujërat e zeza janë detyruar t’i derdhin në gropa septike.

Kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Blendi Himçi doli në mbështetje të komunitetit, duke denoncuar braktisjen që bashkia e Elbasanit u ka bërë banorëve.

Për banorët, problem tjetër është dhe mungesa e infrastrukturës rrugore, e ndriçimit publik apo dhe e koshave për pastrimin e mbetjeve.