SYRI TV/ Familja Kurti në Lezhë, apel për ndihmë - çiftit të moshuar iu përmbyt shtëpia

Një çift të moshuarish në Lezhë apelojnë për ndihmë, pasi banesa ku jetonin u është përmbytur dhe ka dalë jashtë funksionit. Kryefamiljarja Florinda Kurti thotë se bashkia u ka kërkuar të lënë banesën, por nuk u ka dhënë zgjidhje për strehim.

Nag SYRI TV

Reshjet e shiut kanë sjellë dëme të shumta në banesën e familjes Kurti në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.  

Dy të moshuar jetojnë në kushte të vështira, në katin e parë të një pallatit, i cili u shpall i pabanueshëm që në vitin 2008, për shkak të amortizimit të tij. Florinda Kurti tregon se dëmet janë të mëdha, pasi sa herë ka reshje shiu në banesën e saj, uji arrin deri në 40 cm.

Florinda thotë se nga bashkia e Lezhës iu është thënë që të dalin nga banesa, por pa u dhënë një zgjidhje për strehim.

Mes lotëve, kryefamiljarja thotë se jetesa në këtë banesë është bërë e vështirë, e pamundur, ndërsa dëmet ndër vite si pasoje e përmbytjeve janë të mëdha.