SYRI TV/ Radhë të gjata te Qendra e Konsultave në QSUT, qytetarët: Vonohen mjekët, kemi disa orë që presim
Një fluks i lartë pacientësh është regjistruar këtë të martë në qendrën e konsultave të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Pacientët, mes tyre dhe të moshuar të sëmurë, kanë pritur në radhë prej disa orësh për t’u konsultuar me mjekët, njofton SYRI TV. Sipas tyre, radha krijohet prej vonesave të mjekëve dhe se orari i përcaktuar nuk respektohet.
Disa prej tyre udhëtojnë edhe nga rrethet. Ata shprehen se sa herë paraqiten në qendrat e konsultave në QSUT, situata është e njëjtë, me radhë të gjata pacientësh, duke bërë që të presin me orë të tëra për vizitë.