Konfiskimi i pasurisë së Rrajës dhe AUDI-t të Kejvinës, shtyhet seanca

Gjykata e Posaçme Apelit ka shtyrë për herë të tretë seancën për kërkesen e SPAK për konfiskimin e pasurive të shtetasit Redjan Rraja, mes tyre dhe një makinë AUDI model A8, për të cilën bashkëpronare është dhe ‘showgirl’ Kejvina Kthjella.

Burime bëjnë me dije se as i pandehuri Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm, teksa seanca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkëshortes së Redjan Rrajës.

Nga ky hetim tashmë gjykata vendosi përjashtimin e avokatës Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjekë avokati Edvis Gorishti.

Seanca e radhës është lënë më datë 31 janar ora 08:00.