‘Vjosa ka ardhur në mes të Tiranës, premtimet e Veliajt i ka marrë lumi'

Sekretari i Pëgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka denoncuar nga Njësia Nr. 9 në Tiranë rrugën ‘Vjosa’, e cila është në gjendje të mjerueshme pa asnjë investim nga bashkia.

Një prej banorëve, Edisoni ka treguar se prej 8 vitesh që nuk është bërë asnjë investim dhe sipas tij kjo është Tirana e vërtetë e Erion Veliajt dhe jo ajo e pyllit orbital apo propagandës së tij.

Në pamjet e denoncuara në Facebook, Blushi thekson se ‘lumi’ i ka marrë dhe premtimet prej 8 vitesh të Erion Veliajt.

Kryetari i PL-së Ilir Meta e ka shpërndarë këtë denoncim në rrjetet sociale, ku sipas tij zgjidhja e vetme është ndryshimi me çdo çmim i këtij realiteti për banorët e Tiranës.

Postimi i plotë:

“Vjosa ka ardhur në mes të Tiranës”. Kjo është gjendja e vërtetë e rrugëve dhe infrastrukturës përtej fasadave.

Ndaj zgjidhja e vetme është:

#NdryshimMeÇdoÇmim ✌️??