SYRI TV/ Mungesa e kushteve në konvikt, studentët: Nuk kemi as ujë të ngrohtë, as ngrohje

Ndonëse janë bërë shumë premtime për studentët, në konviktet e Universitetit Bujqësor mungojnë edhe kushtet më minimale. SYRI TV ka vëzhguar nga afër ankesat e drejtuara nga studentët, ndërsa rezultonte se në konvikte nuk ka as ujë të ngrohtë për të bërë dush. 

Syri Televizion ka shkuar në konviktet e Universitetit Bujqësor, pas denoncimit të marrë nga studentet, të cilat jetojnë aty. Vajzat  tregojnë se mungojnë edhe kushtet më minimale të jetesës, ndërsa sallat e studimit apo ato të internetit janë jashtë funksionit dhe konsiderohen si luks. 

Pas denoncimit  të studenteve të universitetit bujqësor të Tiranës se në konvikte mungojnë edhe kushtet bazë, të tilla si uji i ngrohtë apo ngrohja, Syri Televizion shkoi në këto godina për të parë nga afër situatën. Studentet, që zgjedhin të qëndrojnë anonime, tregojnë kushtet e mjerueshme në të cilat jetojnë.

Por përveç kushteve minimale të jetesës, në këto godina nuk funksionojnë as sallat e internetit apo studimit, të shumëpremtuara nga qeveria.

Vajzat tregojnë se pavarësisht ngritjes së shqetësimit nuk është marrë asnjë masë.

Situata në konvikte vijon e tillë që prej inaugurimit të tyre nga kryebashkiaku Veliaj, në tetor 2022.