Çfarë po ndodh me Dani Alves? Pse lojtari gënjeu gjyqtarin për pagën

Edicioni spanjoll i El Pais raporton se Dani Alves e ka gënjyer gjyqtarin kur e ka pyetur për pagën.

Në sallën e gjyqit, Dani Alves deklaroi se fitonte 30 mijë euro në muaj në Pumas. Megjithatë, gjyqtari kishte informacione të tjera, në një kopje të kontratës thuhet se braziliani merr 300 mijë euro në muaj.