Refuzimi i Turqisë për pranimin e Suedisë në NATO, vjen përgjigja nga Finlanda
Gjatë bisedimeve të vazhdueshme për anëtarësimin në NATO mes Turqisë , Suedisë dhe Finlandës, djegia e Kuranit të Shenjtë para Ambasadës së Stokholmit dhe sulmet ndaj Presidentit Erdogan intensifikuan tensionin.
Përgjigja e parë ndaj deklaratës së Erdoganit, "nuk do të shihni asnjë mbështetje në NATO", pas mbledhjes së kabinetit mbrëmë, nuk erdhi nga Suedia, por nga Finlanda, e cila vazhdon procesin e anëtarësimit së bashku me Suedinë.
Ministri i Jashtëm filandez Pekka Haavisto tha:
"Negociatat midis Suedisë, Finlandës dhe Turqisë duhet të pezullohen. Nëse Suedia nuk ekziston, as ne nuk ekzistojmë."
Haavisto shtoi gjithashtu:
"Dje u takova me ministrin e Jashtëm turk (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe situata është intensive për shkak të zgjedhjeve, por ne shpresojmë që ky proces mund të përparojë akoma. Ne ramë dakord të mbajmë komunikimin me Turqinë si më parë. Mund të ketë një vonesë e mundshme në kalendar për shkak të zgjedhjeve në Turqi."
“Nuk do ta mbështesim NATO-n”
Pas skandaleve të fundit të ndodhura në Suedi në mbledhjen e grupit dje, Erdogan tha:
"Nëse administrata suedeze respekton kaq shumë të drejtat dhe liritë, ju së pari do të respektoni besimet fetare të Republikës së Turqisë dhe myslimanëve. Nëse nuk tregoni këtë respekt, më falni. Nuk do të merrni asnjë mbështetje nga ne për në NATO”.