Kapja e 3.5 ton kokainë/ DEA zbarkon në Shqipëri, priten arrestime
Pak ditë më parë u bllokua në Itali një sasi e madhe kokainë dhe ku protagonistë ishin sërish shqiptarët.
Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se 2 agjentë të DEA-s kanë mbërritur në Shqipëri për të ndërmarë një mega-operacion pas sasisë prej 3.5 ton kokainë të kapur në portin e Savonës në Itali, si dhe arrestimit të 4 shqiptarëve.
Operacioni do të shtrihet në disa qytete të vendit, pasi në përgjimet e autoriteteve të huaja kanë dalë emra të personave të përfshirë në trafikun e drogës.
Sasia e drogës në Itali u zbulua më 2 janar. Ngarkesa ishte nisur nga Brazili dhe dyshohet se orgabizatorë ishin shtetas shqiptarë.