Finlanda duhet ta mendojë anëtarësimin në NATO pa Suedinë, thotë ministri
Finlanda duhet të marrë në konsideratë një anëtarësim në NATO pa Suedinë, tha të martën Ministri i Jashtëm i vendit.
Deklarata erdhi pasi Turqia përjashtoi mundësinë e hapjes rrugë për Suedinë, pas një proteste që u shoqërua me djegien e Kuranit.
Anëtarësimi i përbashkët i dy vendeve nordike mbetet "mundësia numër një", por "ne padyshim duhet të vlerësojmë situatën, nëse diçka ka ndodhur që do të thotë nëse në planin afatgjatë, Suedia nuk mund të ecë më përpara", tha Pekka Haavisto.
Megjithatë, ministri tha se ishte "shumë herët për të thënë".
Stoltenberg i bën thirrje Turqisë të mos bllokojë anëtarësimin e Suedisë në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kritikoi të hënën qëndrimin e presidentit turk, i cili kërcënon të bllokojë anëtarësimin e Suedisë në NATO pasi një ekstremist dogji një kopje të Kuranit të shtunën në Stokholm.
Në një intervistë në televizionin gjerman Die Welt, transkriptuar në një deklaratë për shtyp në gjermanisht nga stacioni, norvegjezi Jens Stoltenberg dënoi qëndrimin e Rexhep Tajip Erdogan ndaj Suedisë.
“Liria e shprehjes, liria e mendimit është një mall i çmuar, në Suedi dhe në të gjitha vendet e tjera të NATO-s dhe kjo është arsyeja pse këto sjellje të papërshtatshme nuk janë automatikisht të paligjshme”, tha ai.
Ekstremisti suedez-danez i krahut të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit të shtunën pasdite në një akt që synonte të denonconte negociatat suedeze me Ankaranë për NATO-n.
“Qeveria suedeze e ka dënuar (këtë demonstratë) në terma shumë të qartë”, kujtoi z. Stoltenberg në intervistën e tij për die Welt.
cedura në parlamentet e tyre," përfundoi ai.