EMRI/ Aksident me pasojë vdekjen në Elbasan, ndërron jetë i riu
Është mësuar identiteti i viktimës që ndërrojë jetë në aksidentin e ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve mësohet se viktima është një 20 vjeçar, Fiori Sula.
Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit ku dhe po kryen punime për nën kalimin e varrezave.
Mësohet se shoferi është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit ndërsa policia po punon për gjetjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.