Aksident me pasojë vdekjen në Elbasan
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan pak minuta më parë. Sipas informacioneve të para nga Syri.Net mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit ku dhe po kryen punime për nën kalimin e varrezave.
Mësohet se shoferi është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit ndërsa policia po punon për gjetjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.