Pasaportat në dorën e Ramës, përplasen dy avokatët në 'Çim Peka Live'
Avokatët Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj kanë debatuar në lidhje me vendimin e qeverisë për të ofruar vetë prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.
Të ftuar në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Vishaj është shprehur se rreth 30% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë një pasaportë teksa Gjokutaj e hedh poshtë argumentin e Vishajt duke thënë se e gjithë çështja e problemit qëndron se qeveria kërkon të dhënat e qytetarëve.
Vishaj: Ne e dimë shumë mirë që 20-30% e shqiptarëve nuk arrijë të blejnë dot një passaportë aleat sepse kushton. Jemi i vetmi shtet në botë që kemi çmimin më të lartë të kartës së identitetit dhe të pasaportës dhe kjo është arsyeja që shteti shqiptar e ka prishur kontratën duke i riprodhuar vet sepse çmimi.
Gjokutaj: Po bëni listën e këtyre tani? Mos u tallni me këtë punë. Ju lutem shumë! Lëreni tani këtë muhabet. 25 milionë 1 km rrugë dhe tani mendon për pasaportat... leri tani këto.
Vishaj: Unë po të them kaq se 20% 30% e qytetarëve apo ata që banojnë në fshat nuk kanë mundësi për të blerë një pasaportë.
Gjokutaj: Ore unë kam hajdutin kurse ti më thua mua paragjykon.
Vishaj: Po për ty dhe për mua nuk kushton por për qytetarët e thjeshtë nuk e blenë dot. Rënia e çmimit riprodhuar këtë pasaportë apo karta e identitetit në Shqipëri dështoi edhe masivitetin e njerëzve të cilët kanë nevojë të udhëtojnë jashtë shtetit por nuk kanë mundësi për ta blerë atë.
Gjokutaj: E mbërthejnë në kufi si autor ngjarje me këtë pasaportën e lirë.