Shkullaku: Pasaportat në dorën e qeverisë rrezik kombëtar, imagjinoni të administrohen nga patronazhistët
Armand Shkullaku në Emisionin 'Cim Peka Live' ka deklaruar se prodhimi i pasaportave dhe ID nga shteti sjell një rrezik të madh kombëtar pasi në një vend ku gjithçka është hakëruar do ta komplikonte më keq situatën.
Shkullaku u shpreh se larg qoftë nesh bien në dorën e, Ardi Veliut ose të ndonjë patronazhisti ID dhe pasaportat sepse pastaj do të dalë gjithçka jashtë kontrolli.
"Raporti i medias franceze dhe lajmi i dhënë nga Çuçi, po ta shikosh në plan të parë duket si diçka normale pasi kontrata mbaron në 2023, shteti shqiptar e ka menduar se i dalin me mirë llogaritë që ti prodhojë vetë ID dhe pasaportat.
Problemi është se cili shtet do ti prodhojë këtë pasaporta dhe ID dhe përse ky shtet e qeveri e cila ka dhënë me koncesion të gjitha gjerat që i përket vendit në këtë rast vendos që mos të japë një kontratë për konçensionarin. Kjo është një çështje e ndjeshme sepse mundet të vërë në rrezik lëvizjen e lirë të shqiptarëve sepse të dhënat e tyre janë vurnerabël.
Dhënia e pasaportave dhe ID nuk është si kolaudimi makinave por është një çështje se kemi të bujmë me të dhënë tepër sensitive, aty janë të gjitha shenjat biometrike të cilat mund të jenë tepër të transferueshme. Ata mund të vendosen në një vendngjarje nga policë të inkriminuar, mund të jetë një portë e aksesueshme për banditët dhe kriminelët që mund të ndryshojnë identitete.
Tani imagjinoni që në krye të kompanisë që merret me prodhimin pasaportave vendoset një patronazhist ose Ardi Veliu që në rastin e Elbasanit që mohonte atë që e shihnin të gjithë. Duke pasur një sistem si AKSH që u hakërua nga PS në fillim që u përdorën të dhënat e 900 mijë qytetarëve në fushatë elektorale.
Në një vend ku hakërohet gjithçka, dhe hakerat morën nën kontroll gjithçka dhe e vetmja kompani që nuk u prek ishte Aleati, tani këta të vetmes kompani që nuk u prek kërkojnë ta marrin nën kontroll. Të dhënat e antiterrorist, dhe shërbimeve sekrete të bien në duart e Ardi Veliu kuptohet se sa e cënuar është siguria kombëtare."