Denoncimi i fortë i Gjokutajt: Janë ndërruar gjurmët e gishtave të vrasësve me persona të vdekur
Avokati Genc Gjokutaj bëri një denoncim të fortë në Çim Peka Live.
Ai tha se në laboratorin e kriminalistikës është ndërruar gjurmëkopjuesi.
Sipas tij, në laborator janë ndërruar gjurmët e gishtave të personave që kanë kryer krime dhe janë vendosur gjurmët e personave që nuk jetojnë më.
"Është ndërruar gjurmëkopjuesi. Në laborator ka gjurmë gishtash të njerëzve që kanë kryer krime. Është ndërruar kartela në laborator. Ai vret të gjithë Tiranën dhe nuk i del shenja se është ndërruar me një të vdekur kartela atje brenda. Edhe kjo e Aleat është në database. Gjurmëkopjuesi është ndërruar. Ky është element korruptiv", tha Gjokutaj.