Pasaportat e shqiptarëve në dorë të Ramës/ Ervin Bushati: Qeveria po paragjykohet, do e ofrojë vetë shërbimin
Qeveria shqiptare nuk e rinovoi kontratën koncesionare me kompaninë franceze 'Aleat', e cila ka 16 vjet që prodhon karta identiteti dhe pasaporta biometrike.
Këtë shërbim do ta ofrojë vetë shteti shqiptar pas zgjidhjes së kontratës.
Kjo lëvizje e qeverisë shihet me dyshim nga opozita pasi të dhënat e shqiptarëve mund të keqpërdoren nga shteti, siç ndodhi me listën e patronazhistëve apo edhe me hakërimin e institucioneve të qeverisë.
Por për zyrtarin e PS, Ervin Bushati situata nuk është kaq gri.
Ai thotë se shërbimin do ta ofrojë shteti, ndërsa lidhur me rrezikun e sulmeve kibernetike justifikohet se hakërimet ndodhin në çdo vend të perëndimit.
"Pasaportat do t'i prodhojë shteti. Hackërim ka në çdo vend të perëndimit. Ra sistemi i fluturimeve në amerikë, nuk fluturoi asnjë avion për një ditë. Opozita e paragjykon qeverinë siç paragjykon për çdo gjë", tha Bushati.