Pioli nuk do të rrezikojë, Milani humbet një element të rëndësishëm ndaj Lazios

 

Mes lojtarëve kuqezi të grumbulluar për transfertën e nesërme kundër Lazios, mungon emri i Theo Hernandez.

Francezi nuk është grumbulluar nga tekniku Pioli për transfertën e Romës për shkak të një shqetësimi muskulor. Theo kishte disa ditë që kishte shfaqur probleme fizike dhe tekniku kuqezi ka preferuar që të mos e rrezikojë.

Kalendari i Milanit është shumë i ngjeshur në këtë periudhë dhe francezi është ruajtur për sfidat e radhës kundër Sassuolos dhe Torinos në kampionat dhe sidomos për ndeshjen ndaj Tottenhamit në Champions. Ndaj Lazios në krahun e majtë do të luajë Sergino Dest.