Vasili: SPAK-u do zbardhë korrupsionin e Ali Pashe Tepelenës, Hamzait, Demetër Fari por vetëm inceneratorët jo

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka lëshuar sërish akuza për inceneratorin e Tiranës, duke akuzuar SPAK për mos veprim.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se SPAK nuk shkon dot në Sharrë, pasi është i mbytur me punë dhe i zënë me çështjet historike.

Më tej ka shtuar me ironi se çështja e inceneratorëve, pret dhe se SPAK-ut po i bihet kot më qafë.

Postimi i plotë:

SPAK-u nuk shkon dot ne Sharre…është i zënë me ilirët !

SPAK-u do hetoje te gjitha çeshtjet e tre mije vjeteve te fundit, por……. perjashtuar inceneratoret.

SPAK-u do te zbardhe se si guvernatori i Mbretereshes ilire Teuta, Demetër Fari e tradhtoi atë, sepse kjo eshte çeshtje aktuale.

SPAK-u do zbardhe me urgjence tradhetine e njerit prej Bato- te te ilireve sepse opinioni sot eshte shume i shqetesuar .

SPAK-u do zbardhe edhe korrupsionin e Ali Pashe Tepelenes, qe nuk i beri muret e kalase me materiale te mira sic e ka zbuluar Fondi i Zhvillimit te Rames, se korrupsioni i Aliut po ma demton shume.

SPAK-u do te zbardhe edhe se kush e rekrutoi Hamza Kastriotin kur kreu tradhetine ndaj Skenderbeut.

SPAK-u do te zbardhe edhe legjenden e Kalase se Rozafatit.

Pra SPAK-u sic e shikoni jo qe nuk punon, por eshte i mbytur ne pune.

Ndaj nuk ka asnje gram kohe te merret me keto qindra milion eurot e inceneratoreve.

Pret puna e inceneratoreve.

Pastaj a shkohet dot deri në Sharre, ne fund te botes…..15 min larg nga zyrat e SPAK-ut.

Prandaj kot i bini ne qafe SPAK-ut, ai po punon!