Soko: Qeveria duhet të krijojë mjedisin e duhur për rritje ekonomike, jemi të fundit në rajon

Ekonomisti Pano Soko ishte i ftuar në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në 'Syri Tv', ka deklaruar se paga mesatare neto që Shqiptarët marrin është 430 euro, dukshëm shumë herë më e ulët se vendet e rajonit.

Soko ka rreshtuar edhe të gjitha faktorët që kanë ndikuar në rritjen e vogël të pagës në Shqipëri, ku sipas tij nëse nuk rritet ekonomia as paga nuk lëviz. Soko ka theksuar se korrupsioni, mungesa e gjykatave dhe ndryshimi i paketave fiskale kanë bërë që të investitorët dhe bizneset të mos zhvillohen e si pasojë edhe ekonomia ka mbetur në vend.

"Paga 520 euro është paga bruto e cila nënkupton edhe taksat e paguara. Ndërsa paga mesatare neto është 430 euro pasi i heqim taksat. Faktorët kryesore janë politikat lehtësuese, të tre vendet e rajonit kishin politika lehtësuese që ish8in në vijim të krizave që përfshiu shtetet. Ata kishin politika stimuluese sepse në kohën e pandemisë ata kishin një politikë stimuluese shumë herë më të fortë se sa Shqipëria kur erdhi puna në kompensimin e ndërmarrjeve, bizneseve që kishte si qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar ekonomik për bizneset e vegjël, ndërsa Shqipëria nuk kishte asnjë paketë stimuluese përvec aplikimit për kredive në bankë që interesat për kohën ishin shumë të larta. E dyta është fakti se aty k pasur mjedis tërheqës për investitorët ndërsa në vendin tonë ky mjedis nuk ka ekzistuar pasi korrupsioni dhe mungesa e gjykatave ishin fakto kryesor. Një biznes të investojë në ven pa gjykatë është e paimagjinueshme pasi biznesi do që shteti të jetë sa më i vogël por shumë i fortë sepse ajo i garanton mjedisin korrekt ku do të ndihet e sigurt.

Ne kemi një problem të madh me çështjen e politikave fiskale. Ne kemi një sistem fiskal që ndryshon vit pas viti, ndërkohë vendet e tjera e kanë ndarë njëherë e mirë këtë problem dhe bizneset e kanë të qartë se sa do të jenë taksat që do të paguhen për shumë vite në të ardhmen, ndërsa në kemi çdo vit paketa të reja fiskale edhe në kohën e pandemisë kur nuk imagjinohej u hartuar një paketë  e re. Biznesi duhet që mjedisi i taksave të jetë i qëndrueshëm dhe mos të ketë ndryshime të shpeshta e për pasojë ata shkojnë në vendet fqinje e investojnë atje.

Shteti ynë mban rekordin e korrupsionit edhe pse i gjithë rajoni vuan nga kjo sindromë. Bosnja kur vjen puna për shtet ligjor, taksa janë solide dhe nuk e kanë këtë problem. Atje ka korrupsion por nuk krahasohet me Shqipërinë. Të gjitha parametrat janë më pozitive se sa në Shqipëri.  Kjo ka sjellë që stabiliteti të sjellë edhe rritjen e rrogës mesatare në ato vende, ekonomia duhet të rritet mjaftueshëm që të rriten pagat dhe qeveria në këtë fushë ka në dorë që të rregulloje ,mjedisin edhe të funksionojnë vendet. Ne jemi vendi i fundit në rajon për impulset në sektorin bujqësor. Shpenzimet në raport me fitimin nga produkte është shumë e ulët, disa prej tyre dalin dhe me humbje ndërsa në vendet tjera ata kujdesen që asnjë diagramë të mos dalë nën pikën zero."