VIDEOLAJM/ Tre makina përfshihen në një aksident të fortë në Lezhë
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Gurra’ të Lezhës.
Sipas informacioneve nga gazetari i Syri Tv, Martin Marku bëhet me dije se në aksident janë përshirë tre makina, e për pasojë është plagosur një shtetas 55-vjeçar ku po merr trajtimi në spitalin e Lezhës.
Aksidenti në pamje të parë duket i rëndë po për fatin e mirë të drejtuesve nuk ka përfunduar me ndonjë të lënduar rëndë përpos 55-vjeçarit që ka marrë lëndime në fytyrë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të saj.