Aktivistët në Kosovë: Qëllimi kryesor i Serbisë është që veriu i vendit të jetë në tavolinën e bisedimeve

Situata me uljen në tryezën e diskutimit të Kosovës dhe Serbisë mbi kornizat e planit franko-gjerman që do të sillte normalizimin e situatës dhe njohjen përfundimtare të Kosovës ishte tema kryesore e mediave sot. Të ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në ‘Syri Tv’ me Armela Ferkon për të diskutuar këtë plan dhe hapat e reja që do të merren ishin aktivistët, Arber Zaimi dhe Shqiprim Pula.

Shqiprim Pula është shprehur se situata në veriun e Kosovës është agravuar qëllimisht nga pala serbe, ku grupet paramilitare po stërviten në territorin e tyre dhe sillen në veri për të shkaktuar trazira, ku si qëllim kryesor ka nxjerrjen e pengesave në negociatat mes dy shteteve.

"Natyrisht që pala serbe ka ditur të instrumentalizojë grupe të ndryshme grupe, që kanë qenë të financuara dhe organizuara me një logjistikë shumë të mirë në Veriun e Kosovës, ku nuk ka munguar edhe ndihma e serbëve të jugut për këtë grup.

Aty është një qendër e cilësuar humanitare serbo-ruse, që sipas informacioneve kjo qendër përdoret që të stërvitet ky grup paramilitar që ka si qëllim tensionimin e situatës, që të arrihet synimi kryesor i politikës së Beogradit me vendosjen në tavolinën e diskutimit Veriun e Kosovës.

Është dashur ndër vite që të bisedonim me Serbinë duke qenë të mbikëqyrur dhe të ndihmuar nga Brukseli zyrtar por ja që këto ishin rrethanat që pas luftës dhe veçanërisht që pas shpalljes së pavarësisë e këtej."

 Arbër Zaimi ka shprehur vlerësim për planin farko-gjerman ku janë publikuar disa pika kryesore ku sipas tij janë bazë e mirë që palët të ulen në diskutim dhe të mbyllin një marrëveshje me njohjen e ndërsjellët e të dy shteteve.

"Situata është interesante sepse ky plan është pranuar nga qeveria Kurti si një bazë për tu ulur dhe për të arritur një marrëveshje. Serbia po refuzon që të ulet për të zhvilluar një bisedim që të arrihet marrëveshja mbi planin franko gjerman, përshkallëzimi i situatës dha ashpërsimi raporteve etnike në veriun e Kosovës ndodh pikërisht për shkak të këtij sikleti të madh që ka Serbia mbi këtë plan të propozuar .

Qeveria Kurti nuk e ka e ka thënë që po e pranon kornizën por është një bazë e mirë për të nisur diskutimin për një marrëveshje përfundimtare. Korniza nuk është publikuar zyrtarisht as nga pala propozuese si Gjermania dhe Franca por edhe qoftë nga qeveria e Kosovës të publikimit të detajeve të qarta dhe ekzakte të planit por ka qarkulluar në media një propozim i tillë.

Natyrisht nëse do të ishte ky plan do të duhej që të duhej të diskutohej edhe me publikun. Sa i përket Serbisë edhe kjo zhurma e fundit me situatën brenda partisë së Vuçiçit është në funksion të shmangies së diskutimit të këtij plani. Arsyeja se përse Serbia sillet në këtë formë dihet, ajo ka si qëllim të jetë e ulur në dy karrige në afërsi të Putinit por edhe në afërsi të Perëndimit.

Diskutimi sa i përket asociacionit është vazhdim i politikës së Beogradit që sapo të zgjidhë një problem e kanë menjëherë një kërkesë tjetër që të pengojë procesin e njohjes  përfundimtare të Kosovës. Duhet diskutuar që çfarë do na japë Serbia dhe mos të japë vazhdimisht Kosova, ku duhet të jenë të qarta se çfarë jep njëri  dhe çfarë ofron tjetri."

Shqiprim Pula ka theksuar se plani franko-gjerman është i ngjashëm më marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013 mes Serbisë dhe Kosovës.

"Në zyrën time kam përpara marrëveshjen e nënshkruar në 19 prillin 2013 ku flitet në6 pikat e para flitet për organizimin e komunave serbe ku në pikat e tjera ka të bëjë me kishat ortodokse serbe dhe ruajtjen e trashëgimisë fetare në Kosovë, ka të bëjë me vendosjen e përfaqësimit të dyanshëm gjë që ka ndodh ku ne kemi një përfaqësues të saj diplomatik.

Një nga pikat ka qenë që palët nuk do ta pengojnë anëtarësimin e shteteve në organizmat ndërkombëtare. Nëse shihet nga ajo që ka qarkulluar në media mbi planin franko gjerman nuk është se ka ndonjë ndryshim nga ajo që është nënshkruaj në vitin 2013 nga palët negociatore. Pjesë e kompromisit në dokument është lënë që vendet të ngrenë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash që ka të bëjë me njohjen de fakto ndërsa njohje de jure do të ketë nevojë për kohë dhe diskutime të tjera mes shteteve."